Shqip        English
KERKO FILM
NJOFTIME
ORGANIZIMI I SEKTORĖVE
Drejtoria
Redaksia
Ruajtja, kontrolli i filmit
Sektori Teknik
Financa
DEPOZITA LEGALE
KOLEKSIONE TĖ AQSHF
HYRJE TĖ REJA
PARTNERĖT
SHĖRBIME TĖ HAPURA
ARTIKUJ & STUDIME
FILMI ARTISTIK
Kronologjikisht
Alfabetikisht
 
Aktorėt nuk vdesin tė parėt
nga NATASHA LAKO

Diku nė Londėr, pranė Tower Hill, gjenden emrat e 24000 ushtarėve britanikė tė rėnė nga viti 1939 nė vitin 1945 nė betejat mė dramatike nė historinė e njerėzimit, betejat detare tė Flotės Mbretėrore Britanike kundėr Flotės Detare tė Rajhut tė Tretė.

Mund tė thuhet edhe e kundėrta, beteja e flotės detare naziste kundėr njė flote tjetėr. Ajo qė ka mbetur nga historia e kėtyre betejave, janė mijėra emra tė gdhendur nė mermer nė kujtim dhe nderim tė luftėtarėve qė mbetėn njė herė e pėrgjithmonė nė fund tė deteve dhe tė oqeanėve.

Emrat e aktorėve shqiptarė qė kanė rėnė nė detet dhe oqeanet e kujtesės, kanė mbetur tė shkruar si nė njė monument mbi pelikulėn e filmit shqiptar.

Ndėrmend mė vijnė kinoprovat e Kujtim Spahivoglit dhe pastaj shtati i tij i gjatė dhe flokėt rebelė qė i bien nė ballė nė rolin e Selimit, nė filmin “Oshėtimė nė bregdet” qė mbetet edhe roli i tij i vetėm nė kinematografi.

E mbaj mend nė stacionin e trenit tė linjės Tiranė - Fier, ku e takonim gjithmonė gjatė udhėtimeve tė tij pėr nė vende tė tjera pune jashtė teatrit dhe filmit. E kujtoj gjithmonė edhe nė rrjeshtin qė zinim sė bashku nė komitetin e partisė sė Tiranės, ku ndodhte tė kėrkonin strehim. I kishin shėmbur edhe shtėpinė prindėrore dhe ndoshta kjo ėshtė arėsyeja qė e kujtoj shpesh herė.

Ndrek Lucėn e kujtoj nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve, duke diskutuar me kėmbė e duar, me njė pasion tė ēuditshėm. Ndoshta e ndjente vehten mė shumė se tė tjerėt si nė shtėpinė e tij nė sallėn e madhe tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve ngaqė shkruante edhe vetė drama.

...
Me shume >>
AKTORI QĖ U FOLI TĖ GJITHA KOHĖRAVE
- Homazh nė 11 - vjetorin e vdekjes sė “Artistit tė Popullit” Stavri Shkurti -

Nė ditėt e para tė gushit 1998, pushoi sė rrahuri nė njė nga spitalet e Selanikut, zemra e njė prej ikonave tė artit tonė kinematografik e teatror, “Artistit tė popullit” Stavri Shkurti. Nė njė luftė pėr jetė a vdekje me sėmundjen, prej disa vitesh, fatkeqėsisht triumfoi kjo e fundit pėr t’i lėnė vendin pavdekėsisė sė artistit.

Pas vitit 1992 ai jetonte herė pas here mes Korēės e Selanikut, mes kujtimeve e shqetėsimeve pėr artin, por edhe shqetėsimeve shėndetėsore. Nė Shqipėri gjėrat kishin ndryshuar pėr mirė, por pėr Stavrin nuk ishte mė skena, as sheshi i xhirimit. Tė dyja kishin marrė tatėpjetėn dhe ishte e kotė tė prisje ndonjė ftesė. Aktori kishte dalė nė pension por arti s’ka moshė. Ato pak vite qė i kishin mbetur ai po i kalonte nė njė tjetėr botė, edhe pse e merrte shpesh malli pėr tė dashurit e kthehej herė pas here. Pas vitit 1997 gjėrat u keqėsuan, edhe pėr shėndetin e tij. Mjekėt e kishin kėshilluar tė ndėrhynin sa mė shpejt pėr ta hequr atė masė tumori qė kishte nė gjoks, por koha nuk priste. Fatkeqėsisht ishte vonė..

...
Me shume >>
ARTIST QĖ GDHEND THELLĖ NĖ GUR ...
Nga TEODOR LAĒO

Viktor Gjika ėshtė nga ata tipa qė nuk ėshtė e vėshtirė t'i njohėsh e t’i pėrcaktosh. I hapur, i drejtpėrdrejtė, i pranishėm dhe aktiv aty ku e kėrkon misioni i tij si artist dhe ai shoqėror, sa impulsiv aq edhe racional, kėmbėngulės nė krijimtari e polemizues nė debat, njė trazim butėsie e rreptėsie, njė vrapues i palodhur i distancave tė largėta tė artit. . .
Gjithshka brenda kategorisė sė artistėve qė, duke mos e pranuar vetėmbylljen dhe qėndrimin nėn hije, natyrshėm dalin nė rradhėt e para tė jetės artistike tė vėndit.
Ky ėshtė imponimi qė vjen prej vlerave tė veprės dhe intensitetit tė veprimtarisė. Nė kujtesėn time pėr tė, qė zė fill qė nga viti 1952 kur u gjendėm nė tė njėjtin paralel tė vitit tė tretė nė gjimnazin "Raqi Qirinxhi" (ish Liceut Francez) tė Korēės, mė bėhet se V. Gjika bėnte pjesė te ata qė quhen "tė kudogjendur". Midis tre katėr solistėve nė korin e shkollės, me njė zė kumbues qė i pėrshtatej kėngėve tė tipit hymn, nė skena teatri, nė rrethin letrar, nė podiume nga bėhen pėrshėndetje e recitime, nė veprimtaritė jashtė shkollore tė shtėpive tė pionierit, rinisė, kulturės qė asokohė, bashkė me kinematė, synonin tė mbanin gjallė jetėn artistike tė kohės.
...
Me shume >>
110 VJET KINEMA BOTĖRORE (1895-2005). NGA ABAZ T. HOXHA
1895-1940

Kanė kaluar 110 vjet nga dita e lindjes sė kinemasė botėrore, kėsaj shpikjeje tė madhe qė u quajt mė e bujshmja dhe mė sensacionalja e shekullit tė 19-tė. Ajo lindi thjesht si njė shpikje teknike, por gradualisht do tė shndrrohesh nė njė vepėr tė rendėsishme arti qė do tė ndikonte fuqishėm nė kulturėn dhe artin botėror dhe nė emancipimin e pėrgjithėshėm me forcėn e saj tė fuqishme komunikuese nė shikuesit e tė gjithė botės. U deshėn pėrpjekje tė mėdha, nga teknikė dhe artiste, nė shumė vende tė botės pėr ta shndrruar nga njė shpikje teknike nė njė vepėr arti qė do ti fliste spektatorit botėror me gjuhėn e saj tė vecantė, specifike jo si njė art sintezė, ku bashkėveprojnė tė gjitha degėt e artit, por si njė art mė vehte qė do tė quhesh mė vonė “arti i shtatė”. Ajo ishte rezultat i shumė shpikjeve tė mėdha tė njerėzimit nė vende tė ndryshme tė botės nė shekuj, i zhvillimit tė revolucionit teknikoindustrial dhe i arteve polisintetike pėrgjithėsisht.

Franca, qė u quajt edhe vendi i lindjes do tė ishte e para nė pėrpjekjet e saj pėr shndrrimin e filmit nė art qė nė fillimin e shekullit me shoqėrinė Film d”Art (tė krijuar nga elita e Komedisė franceze mė 1907), do tė pasohesh nga Italia me superprodhimet e saj tė viteve 1912-1914, “Quo Vadis” dhe “Cabiria” dhe do tė vazhdonte mė tej me novacionet teknike dhe artistike tė kineastėve tė tjerė evropianė dhe amerikanė. David Grifith do ti kushtonte vemėndje tė veēantė shfrytėzimit nė mėnyrė krijuese tė mundėsive qė jepte aparati ēudibėrės kinematografik dhe do tė zbulonte gjuhėn e veēantė tė filmit-montazhin- tė cilėn nė vitet 20-tė do ta ngrinte nė njė studim shkencor regjisori i madh rus Sergel Ejsenstein. Grifith, me veprat e tij madhore“Lindja e njė kombi” dhe”Intoleranca” do ti jepte fytyrėn realiste duke trajtuar edhe konfliktet shoqėrore pėr here tė parė nė film, ndėrsa nxanėsi dhe kolegu i tij, regjisori dhe aktori i madh austriako-amerikan Erich von Stroheim do ta shpinte atė drejt realizmit kritik me veprat e tij “Ēelėsi djallėzor”, ”Burra tė verbėr”, “Marrėzitė e grave” dhe veēanėsisht me kryeveprėn “Greed”(Pangopshmėrija), njė ndėrthurje midis realizmit kritik dhe natyralizmit ekstrem.

...
Me shume >>
VALA E RE NEN OBJEKTIVIN E NATASHA LAKOS
Vala e re, as na kap as e vėmė re

ELSA DEMO marre nga SHEKULLI

Pesėdhjetė vjet qė nga koha kur nė Francė lindi Nouvelle Vague. Skenaristja Natasha Lako tregon ē\'ndodhte ndėrkohė nė Shqipėri me filmat autorė dhe \"Cahier du cinema\", koleksioni i zhdukur nga biblioteka e Kinostudios.

\"Fėminia jonė po zgjat shumė\",- thotė Natasha Lako, para se biseda me skenaristen tė ndalet tek pesėdhjetėvjetori i Valės sė Re Franceze. Ajo krijon me fjalė njė skenė tė dikurshme teatri kukullash prej lecke, ku tė vegjėlve u identifikoheshin format e tė keqes sipas edukimit tė indoktrinuar, me gjermanė dhe ballistė. Prapė kėta janė nė makinėn e hesapeve tė reja tė kohės. Skėnderbeu po ashtu.

Nė shtyp, nė rrugė, nė autobus, ka njė klimė qė pengon tė menduarit pėrtej ēėshtjeve provokative qė tė vjedhin kthjelltėsinė, kohėn dhe bashkė me tė edhe bashkėkohėsinė. Natasha na kujton se pėr tė bėrė nė kėtė moment atė qė bėjnė nė kulturė disa vende, tė flasim pėr Nouvelle Vague-n, duhej tė vinim nė njė kinematikė nė Tiranė, tė shihnim njė film, tė bėnim njė bisedė.

Meqė askund nė Shqipėri nuk gjen kinematekė, meqė studentėt e filmit janė akoma larg atij lloj informimi qė vetėm nė rrugė universitare mund t\'iu kthehet nė formim, \"atėherė nuk na mbetet gjė tjetėr\",- thotė skenaristja, \"po tė kujtojmė tė gjithė ku jemi, jo nė stadin politik, por atė shoqėror."

Menjėherė ajo shton se Vala e Re lindi nga tė menduarit ndryshe. \"Ēdo shoqėri ka njė avangardė qė para sė gjithash ėshtė njė elitė intelektuale.

Avangarda nuk spekulon me fjalėn elitė. Sepse e tillė (elitė) mund tė jetė edhe njė llum (elitė llumi). Kurse avangarda nuk e lė tė bėhet llum."

Ata qė themeluan pesėdhjetė vjet mė parė, mė 1959, Valėn e Re, ishin individė tė angazhuar nė trazirat sociale dhe politike tė epokės, kishin gjykim tė pavarur pėr temat e ditės dhe paralelisht ishin kritikė, kineastė qė qoftė fillimisht nėpėrmjet \"manifestit\" tė tyre, revistės pėr kinemanė \"Cahiers du cinéma\" (Kaje dy sinem) dhe mė pas me filmat e tyre tė parė, iu kundėrvunė kinemasė sė traditės, apo asaj komerciale.

Nė ē\'mėnyrė? Thėnė me fjalėt e njė pionieri tė Valės, Jean-Luc Godard-it, nė kėtė mėnyrė: \"Njė histori duhet tė ketė njė fillim, njė zhvillim dhe njė fund, por s\'ėshtė e thėnė sipas kėtij rregulli.\" Ose: \"Pėr mua stili ėshtė vetėm pamja e jashtme e pėrmbajtjes dhe pėrmbajtja pjesa e brendshme e stilit, njėlloj si pamja dhe brendėsia e njė trupi njerėzor - tė dyja shkojnė bashkė, nuk mund tė jenė tė ndara."

Ishin autorė qė Lufta e Dytė Botėrore i gjeti fėmijė dhe vitet 50-60 i vunė pėrballė njė realiteti dhe shoqėrie qė ishte nėn peshėn e pasluftės, ēka ndikoi nė lėvizjen e tyre, e cila dendurinė e prodhimit e ka nė vitet 59-63. Jo mė kot ata ishin tė frymėzuar nga neorealistėt e famshėm italianė, me ikonė Rossellinin.

Ėshtė e rėndėsishme se si nismėtarėt e saj mė tė shquar Franēois Truffaut, Jean-Luc Godard, Éric Rohmer, Claude Chabrol, Jacques Rivette, para se tė deklaroheshin, ishin tashmė Valė e Re me opinionet nė \"Cahiers du cinéma\" bashkėthemelues i tė cilės (1951) dhe njė nga teoricientėt e kinemasė ishte André Bazin.

Pikėrisht kėtu, nėnvizon Natasha, nėpėrmjet kritikės sė filmit dhe editorialeve ata hodhėn bazat e koncepteve qė mė vonė do tė njiheshin si \"teoria e autorit\", duke i kthyer prestigjin regjisorit. Sipas konceptit \"film d\'auteur\", regjisori njihet si autor i filmave tė tij, qė krijon njė stil tė vetin, i dallueshėm nga njė film nė tjetrin. Ėshtė ai qė kontrollon gjithēka nė kėto prodhime me buxhete tė vogla qė i nxjerrin personazhet dhe historitė e tyre nga studiot nė rrugė.

...
Me shume >>
SQARIM
Sqarojme se ne botimet e AQSHF, "FILM MUSEUM - Nga aparati fotografik te kamera - 2002", dhe "Filmografi e filmit shqiptar 1953 - 2003", jane perdorur si burim fakte dhe materiale nga librat e studiuesit Abaz Hoxha; "Arti i shtate" dhe "100 vjet kinematografi ne trojet shqiptare", sic eshte cituar edhe ne brendesi te artikujve te librave....
Me shume >>
Te gjitha te drejtat te rezervuara Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit. Programimi: ShqiperiaCom , Dizenjimi: Maximedia Studios