Koleksioni i AQSHF ėshtė krijuar kryesisht nga nga fondi i depozitės legale tė prodhimit shqiptar tė filluar prej vitit 1947, i cili ka qėnė kryesisht prodhim i njė qendre tė vetme shtetėrore, Kinostudio Shqipėria e re, aktiviteti i sė cilės fillon nė vititn 1953 dhe pėrfundon nė vitin 1992. - Koleksioni i AQSHF vazhdon tė pasurohet nga prodhimi kinematografik shqiptar dhe bashkėpunimet e huaja me kompanitė shqiptare private tė prodhimit filmik tė cilat kanė filluar prej vitit 1992. - Nė fondin filmik tė arkivit tė filmit gjenden gjithashtu materiale arkivale tė depozitės legale tė grumbulluara nga privatizimi i tė gjithė filmave artistikė, dokumentarė dhe kronika tė prodhimit tė huaj qė nga shfaqjet e para tė veprave filmike nė Shqipėri deri nė pėrfundim tė luftės sė dytė botėrore. - Materiale filmike tė depozituara sipas ligjit tė depozitės legale tė ushtruar qė nė vititn 1945, kur sipas marrėveshjeve tė reja shtetėrore rifillojnė xhirimet e kineastėve tė huaj. - Nga dorėzimi i njė kopjeje tė prodhimit tė huaj tė blerė nga distribucioni shtetėror. - Nga donacione tė ndryshme - Nga xhirime arkivale - Nga fondi i shkėmbimeve me arkiva tė tjera pėr tė siguruar materiale mbi xhirimet shqiptare. - Nga depozitimi vullnetar nė format VHS, pėr ato filma artistikė dhe dokumentarė tė subvencionuara nga Qėndra Kombėtare Kinėmatografike, tė realizuara me bashkėprodhues tė ndryshėm televizivė.
Pėrveē koleksionit nė pelikulė, nė origjinalin e vet tė kopjes negative dhe nė kopje arkivale nė pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale tė tjera tė historisė sė krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listė montazh, fotografi, negativa te fotove, materiale tė propagandės, partiturat e muzikės sė filmave dhe posterave tė tyre. Ky dokumentacion original shoqėrohet me tė dhėna tė tjera tė shumta bibliografike, materiale shtypi, botime tė ndryshme pėr filmin, fotografi tė historisė sė kinematografisė, tė dhėna biografike tė kineastėve shqiptarė, si dhe njė dokumentacion aparaturash dhe gjithshka tjetėr qė ka tė bėjė me muzeologjinė e filmit.
|