- AQSHF ėshtė nė gadishmėri tė mbrojtjes, ruajtjes dhe kujdesit profesional pėr ēdo kuadėr filmi, pėr ta mbrojtur atė nga tė gjithė rreziqet e dėmtimeve dhe pėr ti shtuar kėshtu jetėgjatėsinė. Megjithėse AQSHF nuk ka laborator restaurues ajo bashkėpunon me laboratorin e Albafilm dhe laboratoret e tjera tė specializuara.
- AQSHF ėshtė e gatshme tė japė informacion pėr ēdo prodhim tė fondit tė vet, pėr ēdo kineast dhe pėr ēdo eveniment tė historisė sė kinematografisė shqiptare ose botėrore si nėpėrmjet vizionit ashtu edhe dokumentacionit tė gjėrė informues tė pėrgatitur prej tij.
- AQSHF ėshtė e gatshme ti shėrbejė prodhimit tė ri shqiptar ose tė huaj, si dhe mediave te tjera audiovizuale nėpėrmjet shfrytėzimit tė pasurisė sė saj arkivale tė materialeve nė 35 mm dhe shėrbimeve tė tjera tė transferimit tė formatit
- AQSHF ka si mision tė mbrojė dhe tė pėrhapė si urė lidhėse midis brezave, kujtesėn filmike shqiptare dhe pėr kėtė programon shfaqje filmash me vlerė kulturore, historike dhe dokumentare pėr njė publik sa mė tė gjėrė duke filluar nga nxėnėsit e shkollave, studentėt, studiuesit e fushave tė ndryshme si dhe pėr audiencėn e dashamirėsve tė filmit.
AQSHF I BĖN THIRRJE TĖ GJITHĖ KINEASTĖVE SHQIPTARĖ TĖ JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE NĖ PASURIM TĖ DOKUMENTACIONIT TĖ HISTORISĖ SĖ KINEMATOGRAFISĖ SHQIPTARE, ME KUJTIME, DORĖSHKRIME DHE ĒDO LLOJ MATERIALI TJETĖR QE KA TĖ BĖJĖ ME PRODHIMIN DHE KRIJIMIN E FILMIT ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE KRONIKAL SHQIPTAR.
|