|
|
 |
|
|
|
24.02.2012
TIRANA JONE - shfaqje filmike

Ditën e Premte, dt. 24 Shkurt 2012, ora 18.00 në Kinemanë e AQSHF
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Klubin Diplomatik “Mirësevini në Tiranë” pranë MPJ, organizuan shfaqje filmike në Kinemanë e AQSHF me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Shfaqje me materiale të rralla arkivale nga qyteti i Tiranës:
- Kolazh 21 minuta me materiale filmike pa zë, të shoqëruara me muzikë, të periudhës 1914 - 1980 që paraqesin pamje nga qyteti i Tiranës në vite të ndryshme. Ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe zonjat, do të kenë mundësinë të shohin Tiranën dhe të njihen me historinë e saj sic nuk kanë mundur kurrë më parë; ura e Tabakëve, tyrbja e vjetër, xhamia, pazari i vjetër, sheshi Skenderbej në vite të ndryshme, godina e ish Komitetit Qendror, Lana, rrugët kryesore të Tiranës, ndertimi i shtratit te Lanes, ndertimi i Parkut Rinia, godinat e ministrive, Pallati i Kultures, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universitetit, etj. vijnë në plane të rralla filmike.
- Filmi domumentar "Motive nga dita e diel", 23', i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar nga "Kinostudio Shqipëria e re" në vitin 1973. Një përjetim emocional i ditës së diel në qytetin e Tiranës. Jeta e qytetarëve, shëtitjet dhe aktiviteti i tyre në këtë ditë pushimi.

|
|
|