shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  15.05.2012
65 vjet AQSHF
Aktivitet i AQSHF me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Arkivit të Filmit.

Ditën e martë, 15 maj 2012, ora 12.00 në ambjentet e AQSHF.

Ky 65-vjetor vjen në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe merr një vlerë të veçantë kur mendojmë se Arkivi i Filmit është një nga institucionet më të vjetra që kanë ekzistuar që herët në vendin tonë.

Në prill 1947, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. Pikërisht kjo datë është edhe themelimi i Arkivit të Filmit sepse i gjithë fondi që ne kemi trashëguar dhe ruajmë edhe sot, ka marrë fillesën nga grumbullimi i filmave pas shtetëzimit të kinemave private, duke u pasuaruar me vonë me prodhimet e reja nga Kinostudio Shqipëria e re, pjesë e së cilës Arkivi i Filmit ka qenë që me themelimin e saj në 1952 e deri në 1997 kur u shkëput dhe doli si institucion më vete nën varësinë e MKRS.
Me shkëputjen nga ish Kinostudio dhe funksionimin si institucion më vete, Arkivi mori edhe emërtimin Arkvi Qendror Shtetëror i Filmit.

Në dt 15 maj, do të kemi të ftuar në festën tonë Zotin Ministër të TKRS, Aldo Bumçi, i cili e ka konfirmuar praninë e tij, Ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë me të cilët kemi pasur kontakte dhe bashkëpunime, organizma që na kanë mbështetur financiarisht apo moralisht, artistë, kineastë, ish punonjës të AQSHF, kolegë, bashkëpunëtorë e dashamirës.

Do të shfaqim një material filmik, rreth 30', përgatitur nga stafi i AQSHF, me ngjarjet më të rëndësishme historike në këto 100 vjet shtet shqiptar, kompozuar me materiale arkivale që ruhen në fondin tonë. Materialet datojnë që në vitin 1911 e deri ne vitet 2000 dhe do të ketë materiale ekskluzive që shfaqen për herë të parë.

Gjithashtu, aktiviteti do të ketë si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku, bashëkpunëtorët, e sidomos tek vendim marrësit për rëndësinë e paçmueshme që ka AQSHF si insitucion dhe të drejtojë vëmendjen e tyre tek sfidat e reja që na presin në të ardhmen.

Pas ceremonisë do të ketë një koktej me pije, ofruar nga MarkDist, ku të ftuarit mund të bisedojnë me njëri tjetrin duke pirë dicka.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2013
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE