shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  21.09.2018
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË AQSHF

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS
ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT




Njoftim për vend të lirë pune “Kinomekanik / Magazinier” në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF



Sot, më datë 21/09/2018, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Rregullores së Brendëshme të AQSHF, si dhe legjislacionit të R.Sh-së në fuqi, shpallet njoftimi për vend të lirë pune “Teknik i mesëm: Kinomekanik, Magazinier” në Sektorin e Digitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF si më poshtë:

Mënyra e aplikimit:


Të gjithë kanditatët e interesuar për t’u punësuar si “Teknik i mesëm: Kinomekanik/ Magazinier” në Sektorin e Digitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF, duhet të paraqesin pranë zyrës së protokollit të Institucionit një dosje me dokumentacionin e mëposhtëm deri më datë 28/09/2018, nga ora 09.00 deri në orën 14.00.

Dokumentacioni ligjor që duhet të paraqesin kandidatët:

Kërkesë për t’u punësuar si “Teknik i mesëm: Kinomekanik/ Magazinier” në Sektorin e Dixhitalizimit, Restaurimit, Mirëmbajtjes Teknike në AQSHF.
Të ketë kryer studimet e mesme, brenda ose jashtë vendit.
Diplomë e përfundimit të shkollës së mesme.
Fotokopje e dokumentit të identitetit.
Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
Raport mjeko-ligjor.
Një Curriculum Vitae, bashkëngjitur me foto.
Veprimtaria e 2 viteve të fundit e vërtetuar.

Kërkesa të posaçme:

Kinooperator i/e licensuar nga organet kompetente për projektimin e filmave 35 mm dhe 16 mm në aparatura 16mm dhe 35mm të projeksionit.
Të ketë eksperiencë projeksioni filmash jo më pak se 7 vjet në institucione të ngjashme.
Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.
Njohuri teknike dhe eksperiencë mbi mirëmbajtjen e aparaturës së projeksionit.
Të jetë i përgatitur dhe i gatshëm për mirëmbajtjen e nevojshme të ndërtesës së institucionit, si brenda, edhe në lulishten përreth.

Shpallja e fituesit:

Shpallja e fituesit do të publikohet me anë të njoftimit në faqen zyrtare online të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Kinomekanik, Magazinier:
Detyrat


- Përvec magazinës së filmit menaxhon edhe magazinën e materialeve. Mban dhe regjistron në libër hyrjet dhe daljet e materialeve dhe kuadron me Financën për gjendjen e tyre.
- Projekton në 35 mm në çdo aktivitet të AQSHF-së në kinemanë e institucionit.
- Nxjerr filmat nga magazina për punonjësit e sektorit të restaurimit të filmit për kontroll, ajrisje, restaurim, vizionim në maviolë, hedhje në video kasetë. Në mbarim të orarit të punës merret me sistemimin e filmave në magazinat përkatëse.
- Dhënie dhe marrje e filmave sipas fletë - kërkesave të plotësuara nga redaksia, sipas kërkesave të kineastëve, studentëve, persona të tjerë, të paraqitura dy ditë më parë në magazinë.
- Regjistron në librin themeltar dhe në librin e magazinës, depozitimet e reja filmike pas ekzaminimit të filmit 35mm dhe plotësimit të kartelës teknike.
- Regjistron në librin e magazinës depozitimet e reja filmike në video kaseta.
- Sistemon filmat e rinj në magazinat përkatëse sipas klasifikimit.
- Plotëson kartelat e depos për kopjen pozitive të filmit, duke regjistruar çdo lëvizje të filmit (stampim, vizionim, etj.)


Drejtoria
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2018
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE