shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  01.06.2019
AKTIVITETET ARTISTIKE QERSHOR 2019
Aktivitetet e AQSHF-së në muajin Qershor 2019

1. MUAJI I MUZIKËS

AQSHF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Tiranë, organizojnë në kuadër të Muajit të Muzikës,shfaqje të filmave shqiptarë ku përcillet muzika dhe tradita muzikore.

Në ekranin e madh në sheshin Skënderbej, ora 21:00 sipas programit:

16.06.2019 e diel

Arbëreshët, 1982
Tingujt e zjarrtë, Ardian Murraj, 1991

20.06.2019 e enjte

Simfonia 57, da Capo senza Fine, Iva Garo, 2019

23.06.2019 e diel

Vallëzimi i shqipeve (1960) (20 min)
Vallet e bjeshkëve (1981) (19 min)
Këngët e zemrës (1988) (20 min)



2. ANIMACIONI 2

Bashkëpunimi mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, vazhdon me programin e dytë të ciklit “Filmi vizatimor shqiptar i viteve ’90”, që prezantohet në ambjentet e COD, në datë 20 qershor 2019, dhe që përfshin artistët dhe filmat e mëposhtëm nën moderimin e drejtoreshës së AQSHF-së, Iris Elezi. Titujt e përzgjedhur na tregojnë se si eksperimentonin artistët në vitet ’90 me teknikat e animacionit për të përcjellë mesazhe të rëndësishme te shoqëria jonë e sapo dalë nga një periudhë e vështirë traumatike.



3. Filmi PËRJETËSI shfaqet në Njew York, SHBA

Shfaqje në AMIA Archival Nights në New York, SHBA e filmit të shkurtër të Dimitër Anagnostit PËRJETËSI, restauruar nga AQSHF në vitin 2015. Ditën e premte, dt. 21.06.2019.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2019
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE