shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  14.12.2011
Fituesit e ANIFEST ROZAFA risillen në AQSHF
 AQSHF në bashkëpunim me MAKU Production

risjell në kinemanë e AQSHF 5 filmat fitues të kupave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar ANIFEST ROZAFA 2011.


Ditën e mërkurë, 14 dhjetor 2011, ora 12.00


Filmi fitues i kupës së Produksionit:

"Where dogs die", Svetlana FILIPPOVA, France, 2011, 12’

Aty ku ngordhin qentë - - Njerëzit thonë se qentë , kur e ndjejnë se po ngordhin , e braktisin të zotin që ai të mos dëshpërohet . Ku ngordhin qentë ? Historia e jetës , dashurisë dhe ngordhjes të një qeni .

Një nga filmat studentorë që ka fituar cmim të parë:

"A lost and Found Box of Human Sensation", Martin Wallner, Stefan Leuchtenberg, Germany, 2010, 15’

Kutia e ndjenjave njerëzore - - Kur babai i tij vdes papritur, një i ri duke u përpjekur të përballet me hidhërimin e tij , përshkon një udhëtim emocional përmes kohës dhe hapësirës .

Filmi fitues i kupës për seksionin Independent:

"Ámár", Isabel Herguera, Spain, 2010, 8’10’

Amar - - Ines udhëton drejt Indisë për të takuar mikun e saj Amar, i cili jeton prej vitesh në një institut për të sëmurë mendorë. Ines kujton ditët e fundit që ata kanë kaluar së bashku dhe premtimin e saj për t’u kthyer .

Fitues i kupës së filmit për fëmijë:

“Gerald's Last Day ", Justin and Shel Rasch, USA, 11’30’’

Dita e fundit e Geraldit - - Qeni Gerald është planifikuar të shfarroset nga streha e qenve në orën 5 të ditës të sotme … a do mund të arrijë të gjejë dikë që ta adoptojë para se ti mbarojë koha?

Filmi i realizuar nga fëmijët, fitues i kupës:

"A frog choir ", Film School Croatia, 2010, 3’32’’

Një kor bretkosash - - Në një kohë të caktuar gjatë vitit, bretkosat nuk mund të përmbahen, ato duhet të këndojnë! Por, lejleku është vetëm një lejlek. Shijet muzikore vijnë pas shijes të ushqimit.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2012
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE