|
 |
|
|
28.10.2019
DITË E HAPUR NË ARKIVIN E FILMIT
Me rastin e Ditës Botërore për Trashëgiminë Audiovizuale 2019, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Tiranë do të organizojë aktivitetin "Ditë e Hapur në Arkivin e Filmit".
Një grup studentësh nga Universiteti i Arteve - Tiranë, do të vizitojnë arkivin tonë dhe do të kenë mundësinë të kuptojnë nga afër pse ruajtja e trashëgimisë së filmit shqiptar është kaq e rëndësishme.
Moderuar nga specialistja me përvojë, Znj. Eriona Vyshka, shpresojmë se ky takim me arkivistët e filmit do t'i bëjë artistët tanë të ardhshëm të interesuar për trashëgiminë tonë në film 35 mm, dhe për koleksionet e tjera artistike që lidhen me filmin. Studentët e rinj do të kuptojnë pse duhet t'i ruajmë filmat e trashëgimisë dhe si t'i përdorin ato në punët e tyre krijuese.
Ditën e Hënë, Datë 28 Tetor 2019, ora 11:00
Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit
Rruga: "Aleksandër Moisiu", Nr. 76/1
Tiranë
|
|
|