shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  31.03.2021
SHËRBIMET ONLINE

Tashmë mund të aplikoni online, në portalin e shërbimeve qeveritare e-Albania, për të marrë shërbimet e mëposhtme që ofron Arkivi Qendror Shtetë​ror i Filmit:



🟢 APLIKIM PËR DEPOZITIM TË VEPRËS FILMIKE NË FONDIN ARKIVOR
🟢 APLIKIM PËR DHËNIE FOTOSH DIXHITALE
🟢 APLIKIM PËR DHËNIE MATERIALI FILMIK ARKIVOR
🟢 APLIKIM PËR FOTOKOPJE DOKUMENTESH ARKIVORE
🟢 APLIKIM PËR VIZIONIM MATERIALESH FILMIKE

​Linku për aplikim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/ServiceList.aspx?service_filter=INS&institution_id=224&service_type=Y

Hapat për aksesin e qytetarëve te shërbimet e AQSHF-së në e-Albania:

1 - Hyni në www.e-Albania.al dhe identifikohuni si qytetarë me të dhënat personale, gjithnjë pasi të jeni regjistruar më parë në këtë portal.

2 - Tek “Kërko shërbimin” shkruhet shërbimi i kërkuar nga qytetari psh: “Aplikim për vizionim materialesh filmike”.

3 - Pasi është hapur faqja e kërkuar, renditen informacionet si: kontaktet, të dhëna mbi shërbimin e kërkuar, dokumentacioni i nevojshëm për shërbimin, hapat e procedurës, koha e nevojshme për marrjen e shërbimit, periudha e vlefshmërisë si edhe kostot për shërbimin.

4 - Pasi klikohet “PËRDOR” hapet faqja e re për të vijuar me aplikimin.

5 - Nëse është aplikim i ri klikohet “Krijo aplikim të ri”, nëse keni aplikuar më parë dhe doni të shihni vijimësinë e aplikimit duhet të klikohet “Numri i aplikimit”, numër i cili ju është dhënë nga portali kur keni bërë aplikimin.

6 - Pasi është përzgjedhur “Krijo aplikim të ri”, duhet të plotësohet i gjithë formulari përkatës si edhe të ngarkohen dokumentet, nëse kërkohen.

7 - Hapi përfundimtar është “DËRGO” dhe aplikimi ndiqet nga specialistët e AQSHF-së, të cilët kontaktojnë qytetarin përmes portalit e-Albania dhe adresës së e-mailit të qytetarit.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2021
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE