shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  20.09.2021
NETËT E FILMIT ARKIVOR
Njoftim për shtyp

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka kënaqësinë t’ju ftojë në “Netët e filmit arkivor” për premierat e restaurimit të dy filmave shqiptarë: “Vdekja e kalit” dhe “Vitet e pritjes”, si dhe në premierën shqiptare të filmit Irlandez, TO THE MOON - “Poemë dashurie Hënës”, në datat 20, 21 dhe 22 shtator, ora 19:00, në Parkun Olimpik, Tiranë. Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, AQSHF ka ecur përpara në mënyrë të sigurt me restaurimet e filmave klasikë shqiptarë që do të mund të shfaqen në kinema pasi mbarimit të pandemisë.

Faza 1 e projektit të restaurimit të filmit “Vdekja e kalit”, skanimi profesional për përftimin e materialit digital u mundësua pro bono nga restauratori Shai Drori në 2019 në studion e tij Audio-Video-Film në Modin, Izrael, në kuadër të marrëveshjes së AQSHF me z. Shai Drori dhe Ambasadën e Izraelit në Shqipëri, e cila mundësoi transportin e elementeve filmik 35mm. Faza 2: Restaurimi i figurës dhe i zërit me software të posaҫëm u bë nga kineasti Australian z. Steven Kastrissios në 2021, falë mbështetjes së Shoqatës së Kinematekave Evropiane, Association des Cinémathèques Européennes (ACE). AQSHF u anëtarësua në ACE në Qershor 2019, dhe u përzgjodh në programin A Season of Classic Films me 22 arkiva evropiane për të restauruar dhe shfaqur online filma klasikë për njohjen dhe ndërgjegjësimin e publikut ndërkombëtar për rëndësinë dhe ruajtjen e trashëgimisë filmike. Premiera botërore online e restaurimit të filmit “Vdekja e kalit”, si pjesë e programit Stina e Filmave Klasikë - “A Season of Classic Films” të mbështetur nga Creative Europe, u shfaq nga data 19 deri më 26 Maj 2021.

Projekti i restaurimit të filmit “Vitet e pritjes” – AQSHF bashkëpunoi me producenten nga Irlanda, Znj. Clare Stronge për identifikimin e sekuencave nga filma shqiptarë, dhe përfshirjen e tyre në projektin ambicios TO THE MOON – një ese filmike dedikuar Hënës, prodhim i Fabula Films dhe regji të Tadhg O’Sullivan. Përdorimi i sekuencave të përzgjedhura nga filmi shqiptar “Vitet e pritjes” u arrit falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që i gjithë filmi do të skanohej nga restauratori i mirënjohur Z. Reto Kromer – i cili si anëtar bordi i ACP – Projektit të Kinemasë Shqiptare, mbështet AQSHF që nga viti 2012. Skanimi i filmit të katërt më të gjatë shqiptar u bë në laboratorin AV Preservation by reto.ch në Ecublens, Zvicër, me mbështetjen financiare të Fabula Films dhe vetë AV Preservation by reto.ch. AQSHF bashkëpunoi me z. Steven Kastrissios për fazën dy të restaurimit të filmit në mars 2021, dhe premiera botërore e versionit të restauruar “Vitet e Pritjes” u shfaq online në Festivalin prestigjoz goEast: Festival of Central and Eastern European Film, në Prill 2021.

I vetmi prezantim i Shqipërisë vjet në Festivalin e Venecias erdhi falë bashkëpunimit të AQSHF-së me filmin TO THE MOON, ku u përfshi dhe një segment nga filmi “Vitet e Pritjes” me regji të Esat Musliut, si dhe një poezi nga Visar Zhiti. Pas premierave në Festivalin e Venecias dhe Telluride – SHBA, filmi “Poemë dashurie Hënës” vijon rrugëtimin në botë duke u vlerësuar në festivale si Dublin, Dok Leipzig, etj., dhe premierën në Shqipëri, si pjesë e programit “Netët e filmit arkival” të AQSHF.

Programi:

VDEKJA E KALIT (1992) Regjia: Saimir Kumbaro | 20 shtator 2021, ora 19:00
TO THE MOON (2020) Regjia: Tadhg O'Sullivan | Irlandë | 21 shtator 2021, ora 19:00
VITET E PRITJES (1989) Regjia: Esat Musliu | 22 shtator 2021, ora 19:00

Adresa: Parku Olimpik, Rruga "Liman Kaba", Tiranë

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2021
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE