shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  13.12.2021
RECON “Rivlerësimi i Rrjetit të Trashëgimisë Kulturore, Dijes dhe Mundësive”
RECON “Rivlerësimi i Rrjetit të Trashëgimisë Kulturore, Dijes dhe Mundësive” është një projekt i financuar nga Programi Interreg IPA CBC Itali -Shqipëri - Mali i Zi 2014/2020, qëllimi i të cilit është modernizimi i aktiviteteve arkivore dhe hartëzimi i materialeve të trashëgimisë kulturore për të investuar në industritë krijuese si një çelës për të prodhuar një qasje strategjike dhe inovative afatgjatë për qasjen tek materialet arkivore. Objektivi kryesor i përgjithshëm është stimulimi i sinergjisë ndërmjet institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe valorizimi ndërkufitar i saj nëpërmjet produksioneve të reja kreative.

OBJEKTIVAT

Objektivat e projektit janë:
• Standardizimi i katalogut të trashëgimisë kulturore filmike me qëllim përmirësimin e planifikimit dhe zbatimit të masave të konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë që ruhe tnë koleksionet e Partnerëve të këtij projekti, si dhe punës kërkimore në fushën e historisë së televizionit dhe kinemasë;
• Përmirësimi i faqes zyrtare me ndërfaqe në katër gjuhë dhe përdorim praktik midis institucioneve, profesionistëve dhe publikut të gjerë, i dobishëm për përgatitjen e raporteve administrative, menaxheriale dhe statistikore dhe monitorimin e gjendjes së trashëgimisë filmike në lidhje me arsyet kryesore të degradimit të filmit.

AKTIVITETET KRYESORE TË PROJEKTIT

Aktivitetet kryesore të parashikuara nga projekti në fusha të ndryshme të përfshira janë si më poshtë:
• Realizimi i një Studimi Fizibiliteti për futjen e "Kinematekës" në rajonin e Pulias, me katalogim, ruajtje dhe studim të trashëgimisë rajonale të kinemasë;

• Përditësimi i harduerit dhe softuerit për katalogimin e materialeve filmike, krijuar nga Kinemateka e Malit të Zi, në nivelin tjetër në fushën e përmbajtjes multimediale, kërkimi falas i katalogut në web, platforma rajonale e ndarjes së të njëjtit katalog të bazës së të dhënave dhe optimizimi për nevojat e menaxhmentit dhe departamentit të IT-së, në përputhje me standardet më të fundit të teknologjisë, dhe përmes komisionit të katalogimit të përkthyera në fjalor të kontrolluar në gjuhën angleze, malazeze dhe shqipe;

• Krijimi i një platforme të përbashkët ndërkufitare për prodhimin e dy video-dokumentarëve me gjatësi të mesme, dy video-instalacioneve dhe bazës së të dhënave të posterave të filmave të dixhitalizuar, me qëllim që të bëhet shkëmbimi kulturor i artistëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia (regjisorë filmash, bashkëkohorë artist, ekspertë të trashëgimisë së filmit).

REZULTATET KRYESORE TË PROJEKTIT:
• Krijimi i një versioni të përmirësuar të aplikacionit në internet që arkivistët dhe studiuesit do ta përdornin për arkivimin e saktë metodik të filmave dhe materialeve të tjera video;

• Krijimi i një strategjie për ngritjen e kapaciteteve dhe restaurimin e materialeve të përzgjedhura dhe vendosjen sërish në sistem të disponueshëm për publikun duke përdorur aplikacionin web.

PARTNERËT:
• Kinoteka e Malit të Zi (Partner kryesor, Mali i Zi) - LP;
• Arkivi Kombëtar i Filmit Shqiptar (Shqipëri) – PP2;
• Fondacioni i Komisionit të Filmit në Pulia (Puglia) – PP3;
• Komuna e Termolit (Molise) – PP4;

Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA II).

Kohëzgjatja e projektit: 01/10/2021 – 30/09/2022
Buxheti i përgjithshëm: 638.066,20 €
Financimi IPAII: 542.356,26 €
Faqja zyrtare e programit: https://www.italy-albania-montenegro.eu/
Faqja e Projektit në Facebook: https://www.facebook.com/interregrecon
Faqja e Projektit në Instagram: https://www.instagram.com/interreg_recon/
Për më shumë informacion: info@aqshf.gov.al
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2022
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE