|
 |
|
|
28.03.2022
Restauratorja Marinela Ndria emërohet Drejtuese e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Me urdhër të Ministrit të Kulturës Nr. 135, Datë 15.03.2022, restauratorja e artit, Znj. Marinela Ndria, emërohet në pozicionin e Drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, në përfundim të procedurës së konkurimit për këtë pozicion pune.
Ajo vjen në këtë detyrë të re pas angazhimit si përgjegjëse e Laboratorit Qendror të Restaurimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Më herët ka kryer funksionet e lektores në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, restauratores së veprave të artit në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Tiranë, si dhe përgjegjëse e sektorit të veprave të artit në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Tiranë.
Marinela Ndria është diplomuar pranë Fakultetit të Arteve Figurative, Universiteti i Arteve, Tiranë. Ka kryer një sërë specializimesh në fushën e restaurimit të veprave të artit pranë: Institutit të Artit dhe Restaurimit, Palazzo Spinelli, Firenze, Itali; organizatës UNESCO (United Nationals Education, Scientific and Cultural Organization) zyra rajonale në Venecia; si dhe pranë shkollës profesionale "Frymë dashurie".

|
|
|