shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  INA France, AQSHF Albania
MEMORJA E BALLKANIT Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë audiovizuale
MEMORJA E BALLKANIT, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë audiovizuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, është një projekt 3-vjeçar (2012-2014), drejtuar nga INA (Institut National de l'Audiovisuel) përmes qendrës së saj të ekspertizës së medias dhe dixhitalizimit INA Expert, në bashkëpunim me Qendrën Audiovizuale Kroate, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Shqipëri dhe Copeam, Itali. Objektivi i projektit është të implementohen hapat e parë të një politike ambicioze në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kinematografike dhe audiovizuale në Ballkanin Perëndimor.


Projekti është i përbërë nga veprimtari dhe aktivitete përgatitore:
  • Konferenca për të rritur ndërgjegjësimin tek vendimmarrësit për domosdoshmërinë për të investuar në ruajtjen dhe përdorimin e trashëgimisë audiovizuale.
  • Seminare ekzekutive për të siguruar menaxherë arkivash me njohuritë dhe metodologjinë e duhur për dixhitalizimin dhe menaxhimin e fondit audiovisual.
  • Trajnime për të përforcuar aftësitë e profesionistëve për të vlerësuar koleksionet e tyre audiovizuale dhe filmike.

Konferenca e hapjes do të mbahet në 1 qershor 2012 në Zagreb dhe do të mbledhë vendim-marrësit nga vendet e rajonit dhe palët e interesuara në fushën e ruajtjes së trashëgimisë audiovizuale dhe kinematografike. Do të lançohen një sërë konferencash të tjera, seminare, trajnime për profesionistët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, ish republika jugosllave e Maqedonisë e Serbia.

Programi i konferencës së hapjes (shkarko pdf)

Faqja e konferencës së hapjes (http://www.ina-sup.com/en/about-ina-sup/balkans-memory-the-inaugural-conference)


Kontakt:
Delphine Wibaux - Manaxher Projekti
email: balkansmemory@ina.fr
Telefon: +33 1 49 83 29 79


Në bashkëpunim me Cinematekën e Maqedonisë, Cinematekën kroate, Arkivin e Filmit të Malit të Zi, Arkivi francez i Filmit, Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Televizionit, Radio dhe Televizioni i Maqedonisë, Arkivi Kombëtar i Filmit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Arkivi Kombëtar i Film i Republikës së Serbisë, Radio Televizioni i Malit të Zi dhe Korporata Serbe e Transmetimeve.

Me bashkëfinancimin e Komisionit Europian në kuadër të projektit European Financial Instrument for Pre-accession Assistance (IPA)
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2013
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE