shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  AQSHF
NJOFTIM PER SHTYP
Regina Longo asiston Arkivin e Filmit.
 
Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të AQSHF Thomas Lorogeci dhe Iris Elezi u mundësua vendosja e kontakteve me Regina Longon, specialiste arkivash e cila prej muajsh na ka asistuar dhe këshilluar në distancë (online). Përfituam nga vizita e saj në Europë, në Mbretërinë e Bashkuar për motive pune (Regina do të prezantojë në UK një konferencë për Reading në dt 7 korrik) dhe e ftuam në Tiranë për të na assistuar më konkretisht dhe nga afër.

Udhëtimi i saj në Tiranë u mundësua nga Qendra Kombëtare Kinematografike falë dashamirësisë dhe mirëkuptimit të Kryetarit Artan Minarolli. QKK, bashkëpunëtore shumë e ngushtë e institucionit tonë, ka qenë gjithmonë partner i domosdoshëm duke mundësuar komunikim shumë të mirë institucional në dobi të punës sonë të përbashkët me filmin.

 Qëllimi i ftesës dhe njëkohësisht arësyeja e vizitës së saj, është që Regina Longo, si specialiste profesioniste në fushën e arkivimit të filmit, të bëjë një vlerësim të detajuar të gjendjes në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit; gjendjen e fondit 35 mm, kushtet aktuale të ruajtjes, menaxhimin e fondit, kushtet e ndërtesës dhe të sistemit të ftohjes dhe ventilimit. Pas vlerësimit të gjendjes dhe faciliteteve që AQSHF ka aktualisht, Regina do të përgatisë një raport të hollësishëm dhe një plan veprimi për masat konkrete që duhen marrë në mënyrë që fondi arkival të mos rrezikohet nga faktorët e jashtëm që mund t'i ulin jetëgjatësinë.

Me ndihmën e bashkëpunëtorit tonë Thomas Logoreci dhe kontakteve të tij në botën e filmit në USA, jemi duke bërë lobing në qarqet profesioniste në USA dhe Europë për cështjen e Arkivit të Filmit. Fondacioni Martin Scorsese, aktorja e famshme Tilda Swinton, njëkohësisht aktiviste në fushën e kulturës dhe producente filmi, Libraria e Kongresit në USA, Mark Cousins nga MUBI, STIL casing solutions; si dhe njerëz dhe institucione të tjerë janë ofruar të dhurojnë për AQSHF, kuti filmi plastike dhe materiale të tjera të nevojshëm për kujdesin ndaj filmit. Ambasada Amerikane në Shqipëri po ashtu i është bashkuar kauzës sonë. Sekretari i zyrës për marrëdhëniet me publikun në Amb. Amerikane, Mr. Niles Cole, ishte sot i pranishëm në Arkiv dhe asistoi në bisedat me ekspertet amerikane Rexhina Longo dhe Roxanne Suratgar, inxhiniere dhe eksperte prane UNDP Kosove. Gjithashtu, janë vendosur kontakte me "Association of Moving Image Archivists" dhe me "Advocacy Committee", që përbehen nga borde me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu janë të gatshëm të ndihmojnë.

Ditën e hënë, dt.2 korrik, patëm një takim me ministrin Aldo Bumci i cili e vlerësoi shumë punën sensibilizuese të AQSHF dhe bashkëpunëtorëve si Regina Longo, Thomas Logoreci me të gjithë kontaktet e tyre dhe garantoi ndërhyrjen zyrtare të MTKRS në procesin e transportit dhe zhdoganimit të mallrave që do vijne si donacione për AQSHF apo në procese të tjera që do të jenë të nevojshme.

Raporti i detajuar me buxhetin përkatës do të jetë gati në harkun kohor të 1 jave dhe do të paraqitet në MTKRS.

Nje fokus tjeter do te jete plani i marketingut per te siguruar fonde pertej buxhetit te shtetit te destinuar per AQSHF. Per kete qellim do te perzgjidhen 5 filma perfaqesues te kinemase shqiptare te cilet njekohesisht te permbajne vlera te ngjarjeve historike neper te cilat ka kaluar Shqiperia, per te prodhuar nje kopje te restauruar e te subtitruar ne anglisht. Kopjet e restauruara ne 35 mm, me ndihmen e laboratoreve me te cilat bashkepunon Regina Longo, do te jene pjese e programeve kulturore brenda dhe jashte vendit, e festivaleve e javeve te filmit me qellimin qe publiku i huaj te njihet me kinemane e vjeter shqiptare e cila eshte ende pak e njohur ne bote. Rritje e ndergjegjesimit te publikur kombetar dhe nderkombetar, terheqja e vemendjes drejt kinemase shqiptare dhe njohja ne bote e Arkvit te Filmit, shpresojme te sjelle edhe burime alternative financiare per te vazhduar me restaurimine kopjeve te tjera.

Diten e marte, dt 3 korrik, AQSHF organizoni nje konference shtypi per median ku Regina Longo iu pergjigj pyetjeve te gazetareve.

Regina M. Longo është specialiste profesioniste në fushën e arkivave dhe të filmit. Regina ka punuar për gjashtë vjet në Shtetet e Bashkuara në Muzeun Memorial të Holokaustit në Uashington DC për restaurimin dhe rindërtimin e xhirimeve të Shoah-ut të Claude Lanzmann si dhe për koleksionin e Bryan Julien. Ajo është anëtare aktive e Shoqatës së arkivistëve Association of Moving Image Archivists (AMIA) dhe punon për disa arkiva jo fitimprurëse dhe institucione për vlerësimin, dokumentimin dhe ruajtjen e koleksioneve të tyre filmike. Ajo është duke përfunduar një Ph.D. , me disertacionin "Plani Marshall për filmat në Itali: një projekt i konsensusit të pasluftës," në Departamentin e Filmit dhe studimeve të Medias në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.


--
Redaksia
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1
Tirane

tel.fax. +355 4 364970
tel.fax. drejtoria +355 4 2455713

email: info@aqshf.gov.al

website: www.aqshf.gov.al
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2013
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE