|
|
|
Fototeka
Mbi 6000 foto historike të trashëguara nga fototeka e ish Kinostudios që datojnë që nga fillimet e viteve 1900.
Foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të
qyteteve, ngjarjeve historike, artit si dhe nga historiku i Kinostudios. Kategorizimi dhe skedimi i fototekës u
bë i mundur me punën vullnetare e të apasionuar të historianeve tw reja Malvina Tagani, Lindita Cani e Eva Sefa.
Mbi 4000 negativë fotografikë nga historia e kinematografisë shqiptare dhe aktiviteti i Kinostudios Shqipëria
e re 1953-1992. Foto nga sheshet e xhirimeve dhe nga skenat e filmit të dorëzuara për çdo film shqiptar të
prodhuar. Fotoprova për përzgjedhjen e aktotëve. Postera.
|