Historik
1947
Në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerjal, me dekret Nr. 314 të ligjit Nr. 422
"Mbi shtetëzimin e kinemave", krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një
magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private.
Prill 1963
Federata Ndërkomëtare e Arkivave të Filmit (FIAF), propozon anëtarësimin e Arkivit të Filmit të
Shqipërisë në këtë Federatë.
1970
Arkivi i Filmit u pranua në FIAF si anëtare me të drejta të plota.
1947 - 1996
Arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios "Shqipëria e re".
1989
Fillon ndërtimi i ri i godinës së re të Arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990,
kur filloi edhe transferimi i fondit.
1 prill 1997
AQSHF shkëputet nga Alba Filmi, ish Kinostudio "Shqipëria e re", dhe hyn në rradhën e Institucioneve
të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit,
shoqëria shqipare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat e artit të shtatë, si të konstitucionit të saj
shpirtëror historik ashtu edhe të huaj.
2000
Inagurohet "Salla 2000" e shfaqjeve të filmit me 80 vende, ku funsionojnë aparatet optike të
projeksionit të dhuruara nga Televizioni Shqiptar.
2001
Fillon hedhja e informacionit arkival në sistemin e databazës kompjuterike.
2002
Krijohet fondi i seleksionuar i hedhur në SVHS me qëllim të organizimit të shfaqjeve publike
edhe jashtë Tiranës.
2003
Fillon dixhitalizimi i fondit filmik sipas nje projekti me Institutin LUCE.
2005
Me Ligjin Nr. 9353, dt. 03.03.2005 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8096",
dt. 21.03.1996 "Për kinematografinë", fondi i prodhimit shtetëror të ish Kinostudios "Shqiperia e re",
filma artistikë, dokumentarë dhe kronika të periudhës 1952 – 1990, kalon nën administrimin e
Qendrës Kombëtare Kinematografike.
2005
AQSHF në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, përgatit Projekt Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të AQSHF.
2006
Statuti i AQSHF miratohet nga Ministri, Z. Bujar Leskaj.
2010
Vihet në funksionim Kinemaja e AQSHF e restauruar rishtazi dhe e pajisur me aparatura te reja projeksioni.
Fillojnë shfaqjet e rregullta të fondit filmik sipas një kalendari të përgatitur
nga Redaksia.
|