|
 |
Programi i shfaqjeve
|
|
24.11.2017
AI DO TE RROJE GJITHASHTU (Z) Costa-Gavras, shfaqje 35mm me titra shqip
Të premten, 24 Nëntor, në 17:30 në kinemanë e Arkivit të Filmit shfaqet në 35mm thrilleri politik i regjisorit Kosta-Gavras "Z"(1969).
Bazuar në vrasjen e një politikan grek dhe një gjyqtari që provon të zbulojë të vërtetën, ky film klasik fitoi dy çmime Oscar, çmimin më të mirë për aktorin Jean-Louis Trintignant dhe unanimisht çmimin e jurisë në festivalin e Cannes.
Prodhuar gjatë kulmit të diktaturës ushtarake në Greqi, filmi që te ne njihet me titullin AI DO TE RROJE GJITHASHTU, është shfaqur rrallë dhe është në gjuhën frënge me titra shqip.
Hyrja e lirë dhe e mirëpritur!
|
|
|