shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  17.10.2018
DORËZIMI I SHKODRËS, një kino-koncert për filmin e restauruar
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me EYE Film Institute, Kinotekën e Malit të Zi, dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, organizuan në datë 17 tetor 2018, në sallën e mbushur plot të Kinemasë Millennium, Tiranë, një kino-koncert me filmime arkivale të xhiruara në Ballkan në fillim-shekullin e njëzetë, në përfundim të projektit më të fundit të restaurimit të filmimit DORËZIMI I SHKODRËS (1913).

Me muzikë origjinale të kompozuar nga Adorel Haxhiaj dhe Astrit Stafai, premiera u shoqërua me performancë live nga A. Haxhiaj në cello dhe A. Stafai në oud.

Gjashtë kronika të shkurtra bardhë e zi dhe të pikturuara me dorë, që janë pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane”, dhe u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Insitutit të Filmit EYE të Hollandës, znj. Elif Rongen-Kaynakci, plotësuan programin këtë mbrëmje.

Peisazhet unike të rajonit të Ballkanit, u pasuan nga premiera e restuarimit të filmimit francez Pathé të vitit 1913, titulluar DORËZIMI I SHKODRËS, me pamje të qytetit verior pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor të tij.

Ky filmim pa zë, Bardhë e Zi, u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008, dhe pas procesit të restuarimit në digital dhe 35 mm në laboratorin Hungarian Film Lab, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së.​
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2023
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE