shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  20.02.2019
ORIZ I HIDHUR (1949) regjia Giuseppe De Santis
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton të mërkurën, 20 shkurt, ora 19:00, në Kinema Agimi të përjetoni filmin klasik ORIZ I HIDHUR (1949) të skenaristit dhe regjisorit Giuseppe De Santis.

Kjo kryevepër e kinematogafisë italiane u nominua për një Oskar në Shtetet e Bashkuara, si dhe Çmimin e Madh në Festivalin e Filmit të Kanës në 1949.
Nga kjo dramë e egër dhe pasionante për audiencë të rritur, bota u prezantua me aktoren legjendare Silvana Mangano, si dhe yllin protagonist Vittorio Gassman. Bashkë-shkruar nga skenaristi mjeshtër Carlo Lizzani, përzjerja e neorealimit me melodramën shkon përshtat me rrëfimin e punëtores së orizores që zbulon planin e një krimineli.

AQSHF dhe publiku shqiptar është me shumë fat që disponon një kopje origjinale në gjendje të pacënuar të filmit që katapultoi karrierën e producentit jashtëzakonisht të suksesshëm Dino De Laurentis.

Gjatë kontrollit teknik javën e kaluar në fundin e këtij filmi emocional pushuam së marri frymë. Le të bashkojmë lotët me imazhet brillante të një kohe tjetër... Këtë të mërkurë, në orën 19:00, ju mirëpresim me një tjetër thesar të arkivit të filmit që nuk duhet humbur!

Në italisht, me titra shqip.
Hyrja 300 lek.

http://www.facebook.com/events/705661693164459/?active_tab=about
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2023
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE