|
 |
Programi i shfaqjeve
|
|
27.02.2019
SKËTERRË '43 (1980) projeksion 35mm

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq të mërkurën, më 27 shkurt 2019, ora 19:00, filmin emocionues SKËTERRË '43 (1980), në Kinema Agimi, në 35mm.
Prapaskenat e këtij filmi, janë po aq dramatike sa dhe ngjarjet në film që bazohen në Luftën e Dytë Botërore. Në 1980, aktori dhe regjisori Rikard Ljarja i kërkoit Bashkim Shehut, djalit të kryeministrit Mehmet Shehu, të shkruante skenarin e SKËTERRË '43 ndërsa teknikët e Kinostudios ndërtuan në përmasa reale një burg italian buzë detit.
SKËTERRË '43 i ofroi role të paharrueshme aktorëve të rëndësisëm si R. Ljarja, Xhevdet Feri, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Violeta Dede dhe Mario Ashiku.
Dukej sikur asgje s'do e prekte punën e arrirë të stafit, kamerën e guximshme të drejtorit të fotografisë Saim Kokona, dhe muzikën goditëse të kompozitorit Zef Coba. Por, në 1981 Mehmet Shehu vdiq në rrethana misterioze...
Pasi u shfaq shumë rrallë, filmi u ndalua dhe hyri në listën e filmave të ndaluar... Disa e shohin filmin SKËTERRË '43 si reflektim delikat dhe të rrezikshëm mbi jetën në Shqipërinë komuniste. Ju ftojmë të vini e të vendosni vetë!
Bileta kushton 300 lekë.
Kjo është shfaqja e tretë e kinematekës: Pranverë 2019 - "Thesaret e Arkivit" - program i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit i kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor.

|
|
|