shq   eng
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
  06.03.2019
PLEJADA E LARGËT dokumentar nga regjisorja Shevaun Mizrahi, 2018
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju fton të mërkurën, 6 mars, 19:00, në Kinemanë Agimi për shfaqjen e katërt të ciklit "Thesaret e Arkivit".
Qëllimi i AQSHF-së nuk është vetëm rizbulimi i veprave të kinematografisë sonë, por të sjellim për publikun e Tiranës edhe filma të jashtëzakonshëm nga rajoni dhe bota.

Ju mirëpresim javën e ardhshme për PREMIERËN SHQIPTARE të një dokumentari të veçantë që shumë kritikë e votuan si një nga filmat më të mirë të vitit 2018.
PLEJADA E LARGËT është filmi debutues i regjisores Shevaun Mizrahi, e cila gjithashtu e xhiroi dhe montoi vetë atë. Personazhe sa të mençur e gazmorë, aq dhe tragjikë, jetojnë në një shtëpi pensionistësh turq duke formuar një univers që pak nga pak do humbasë nën hijen e një pallati të madh në ndërtim e sipër në Stamboll. Ky këndvështrim i mrekullueshëm i Shavin Mizrah ka fituar çmime në festivalet e Viennales, St. Petersburgut dhe Locarnos, si dhe u vlerësua si "Filmi më i Mirë në Ballkan" në edicionin e fundit të Dokufest-it.
Disa kritikë e kanë krahasuar filmin PLEJADA E LARGËT me punën e regjisorit Andrei Tarkovsky, ndaj mos e humbni.

Në turqisht, frëngjisht dhe anglisht me titra shqip.

Bileta kushton 300 lekë.
  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2023
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE