shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  Përdorimi i fondit arkival

Bazuar në kuadrin ligjor të funksionimit të vet, AQSHF shet për të tretët sekuenca filmike nga fondi i vet filmik. Mund të konsultoheni me ARKIVËN ONLINE për t'u njohur me fondin filmik. Producentët apo individët që do të fillojnë një kërkim të thelluar në fondin arkival të AQSHF duhet të paraqesin një kërkesë pranë institucionit. Kërkimi fillon në skedarin kompjuterik, dhe pasi janë identifikuar sekuencat e dëshiruara tek përshkrimet e kartelave të filmave, procedohet me marrjen sekuencave në format elektronik. Gjithë procesi i kërkimit do të asistohet nga specialisti i Arkivit.
AQSHF bashkëpunon me institucione të tjera kulturore si muze, galeri, shoqata kulturore apo bamirëse, salla të tjera kinemaje, etj duke u ofruar atyre pjesë nga fondi filmik për shfaqje pa qëllime përfitimi ekonomik dhe duke lidhur me ta Kontrata Bashkëpunimi me interes të ndërsjelltë.
Tarifat për shërbimet në AQSHF janë të ekspozuara në hollin e institucionit.

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE