shq   eng  
 
 
 
HOME
Faqja kryesore
Funksionimi i AQSHF-së
KUADRI LIGJOR
Ligji për kinematografinë
KINEMAJA
Programi i shfaqjeve
ARKIVA ONLINE
Shih film online
 
AQSHF
  Përpunimi shkencor. Katalogimi

Redaksia e AQSHF realizon inventarin intelektual dhe përpunimin e shkruar dhe të dokumentuar të materialeve filmike duke bërë skedimin, kartelizimin dhe katalogimin e çdo filmi që depozitohet në AQSHF.
Egziston një skedal manual, i trashëguar nga puna gati 40 vjeçare e punonjësve të Arkivit të Kinostudios si Nexhmi Backa, Abas Hoxha, Naria Qesari, Sonja Budina, Ruzhena Çollaku, Marjeta Kotani, etj të cilit i është shtuar edhe baza kompjuterike e të dhënave e cila funksionon me programin WINISIS. Çdo imazh është i identifikuar dhe gjendet lehtësisht në sistem me anën e fjalëve kyçe.

Sektori i përpunimit shkencor pasuron informacionin për çdo vepër filmike shqiptare, me një material të gjërë shoqërues, fotosh, dorëshkrimesh, artikuj gazetash dhe të dhëna të tjera në plotësim të historisë së kinematografisë shqiptare.

Gjithashtu, ky sektor bën studime dhe kërkime për pasurimin e fondit filmik mbi Shqipërinë dhe mbi çdo të dhënë studimore për historinë e artit filmik shqiptar si pjesë e kinematografisë botërore, duke kontribuar edhe me studime dhe botime të vetat.

  Arkivi Qëndror
Shtetëror i Filmit

Copyright © 2017
   
  HOME     AQSHF     KUADRI LIGJOR     KINEMAJA     ARKIVA ONLINE