|
|
Ruajtja, Mirëmbajtja, Dixhitalizimi
Në fondin e AQSHF-së ruhen rreth 6420 tituj filma shqiptarë dhe të huaj në depo me kushte speciale për
ruajtjen e pelikulës 35 mm me temperatura që variojnë nga 10 °C për filmat bardh e zi deri në 6 °C për
filmat me ngjyra me lagështi rreth 55 – 60% ku ushtrohet kontroll periodik i kushteve teknollogjike
{temperaturë, lagështi }. Gjithashtu, kontrolli periodik ushtrohet mbi materialin filmik edhe për ajrosjen e
filmit (çdo 2-3 vjet sipas normave të FIAF). Ky proçes ndihmon në mënjanimin në kohë të dëmtimeve që
krijohen gjatë magazinimit (pluhuri, myku, ngjitja e anëve të filmit, njollat etj.). Proçesi i ajrimit
kryhet për të gjitha gjinitë e filmit Negativ, Fono, Pozitiv, D/N. D/P. Për çdo gjini filmi plotësohet kartela
teknike ku shënohen të gjitha të dhënat e duhura mbi filmin si edhe levizjet e tij; dalje nga magazina për
pastrim kimik dhe ajrisjen periodike, dalje për shfaqje brenda apo jashtë Arkivit, etj.
Prej vitesh ka filluar dixhitalizimi i fondit filmik me qëllim aksesin më të lehtë në fond dhe ruajtjen e
pelikulës nga përdorimi në aparatura. Për këtë proçes punohet për transferimin e filmit 35 mm, me aparaturën
telecine, në formate të tjera dixhitale dhe magazinimin në server.
Studio e dixhitalizimit është pajisur me një server storage për të vazhduar më tej proçesin e
dixhitalizimit të fondit filmik, proçes kaq i domosdoshëm që mundëson akses të lehtë dhe të shpejtë
në fond si dhe ruajtjen e filmit 35 mm. Serveri u përfitua nga Programi i Qeverisë Shqiptare
"Trashëgimia për Zhvillimin Social-ekonomik" i financuar nga Qeveria Spanjolle dhe i implementuar nga
UNDP dhe UNESCO.
|