|
 |
Screenings
|
|
28.04.2022
@KINO-JONË Programi më i ri i AQSHF-së

@KINOJONË Hapet kinemaja e AQSHF-së për shfaqje me prenotim sipas kërkesave.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është i lumtur të ndajë me ju lajmin se kinemaja e institucionit do të jetë në dispozicion të publikut për shfaqje në ekranin e madh të filmave nga fondi i AQSHF-së, në ditët dhe oraret e kërkuara nga publiku duke filluar nga e premtja dt 6 maj 2022.
Programi @KINOJONË do të nisë me shfaqjen e filmit Vdekja e Kalit (Saimir Kumbaro 1992) në versionin e tij dixhital të restauruar, një shfaqje që ndodh paralelisht me shfaqjen në arte.tv (mars- qershor 2022), platformë që promovon kinematografinë europiane dhe që e ka shtrirjen territoriale në vendet e EU, EFTA, UK dhe Zvicër.
Duke qenë se arte.tv nuk e mbulon territorin shqiptar dhe filmi i restauruar Vdekja e kalit nuk mund të shihet nga publiku në Shqipëri, AQSHF do ta verë atë në dispozicion të publikut me shfaqje në sallën e kinemasë në AQSHF. Jemi të lumtur që arti dhe kultura mund të kapërcejnë kufijtë që vendos gjeopolitika dhe jemi krenarë që kinematografia shqiptare është tashmë pjesë e kinematografisë europiane duke u promovuar krahas 19 vendeve të tjera në programin ArteKino Classics në arte.tv.
E premte 6 maj 2022, ora 18:00 --> Vdekja e Kalit (Saimir Kumbaro 1992) - Shfaqje e versionit të restauruar me introduksion dhe me praninë e artistëve dhe autorëve të filmit.
Çdo ditë pas datës 6 maj 2022 --> ju lutem dërgoni kërkesën tuaj për shfaqje në adresën [email protected] duke lajmëruar titullin e dëshiruar nga fondi i AQSHF-së si dhe datën dhe orarin e parapëlqyer. Stafi i AQSHF-së do t’ju kontaktojë për konfirmimin.
Fondi filmik i AQSHF-së: http://www.aqshf.gov.al/arkiva-1-1.html

|
|
|